Korab Sejdiu sqaron votën “negative” për rezolutën e LDK-së

Korab Sejdiu ka thënë se ka votuar pro rezolutës të propozuar nga LDK-ja. Por, sipas Sjediu vota e tij ishte manuale dhe se në transkriptin e kuvendit figuron konfirmimi i votës pro.“Sot, ne 51 deputetë të Kuvendit tentuam ta ndalim zhbërjen e shtetit nga Presidenti dhe aleatët e tij, Serbia dhe Rusia. Pavarësisht rezultatit, beteja për mbrojtjen e shtetit vazhdon!SQARIM – Vota ime sot pro rezolutës ishte manuale (për shkak të problemeve me kartelën e votimit). Transkripti i Kuvendit, i zyrtarizuar sot pas përfundimit seancës, reflekton të gjitha votat, që përfshinë edhe votën time PËR (“Y”)” shkruan Sejdiu në sqarim.

Në votim nuk kanë marrë pjesë tre deputetë nga radhët e LDK-së Anton Quni, Naser Rugova dhe Naser Osmani. Mungesa në votim, janë vërejtur edhe nga VV-ja. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Fatmire Kollçaku nuk ishte prezent në sallë në kohën e votimit të rezolutës. Kjo e fundit për “Gazeta Blic” mospjesëmarrjen në seancë e ka arsyetuar me gjendjen jo të mirë shëndetësore.