Konvikti 4 dhe 5 pastrohen, pritet akomodimi i refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve?

Informacionet e fundit që vijnë nga terreni thonë se tashmë Konvikti 4 dhe 5 në Qendrën Studentore në Prishtinë janë pastruar tërësisht për akomodimin e refugjatëve nga Afganistani, që pritet së shpejti të vijnë në vendin tonë.

Burime të Ballkani.info kanë thënë se gjitha gjërat e studentëve janë larguar nga këto hapësira për vendosjen e afganëve.

Po ashtu këto burime thonë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë javë është takuar me drejtorin e Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta për këtë akomodim.

Ballkani.info nuk ka mundur ta konfirmoj zyrtarisht këtë lajm.

Në anën tjetër Ministria e Arsimit po thotë do nisë mësimi më 1 shtator, por studentët nuk do të kenë hapësira akomodimi.

Edhe vet Sveçla e ka përmendur Qendrën e Studentëve si lokacion ku do të vendosën afganët, por ka shtuar se gjasat janë minimale.

Po ashtu ministri Sveçla sot ka thënë se në Kosovë do të vendosen 2000 afganë.

Tash mbetet të shihet se ku do të vendosen këtë refugjatë të ikur nga respresioni i talebanëve. /Ballkani.info/