Kontrollohet në aeroportin “Adem Jashari”, i gjenden 41 fishekë

Policia njofton se gjatë kontrollit në Aeroportin “Adem Jasharit” te një person i gjinisë mashkullore janë gjetur 41 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE / ANP, Adem Jashari 04.12.2021 – 02:00. Gjatë kontrollit në trup, te i dyshuari mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar 41 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.