Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një konferencë për media ka publikuar listën e detajuar të mostrave me mospërputhje të evidentuara gjatë kontrolleve zyrtare në sektorin e qumështit.

Kategoria me nivelin më të lartë të mospërputhjes ishte vaji i palmës.

Analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit kanë rezultuar se gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar në etiketë.

Sipas tabelës së prezantuar në konferencë për media, në mesin e produkteve ku është konstatuar prania e vajit të palmës figuron edhe qumështi i kompanisë VITA.

Sektori i qumështit në Kosovë është përballur javët e fundit me vëmendje të shtuar pas dyshimeve lidhur me cilësinë dhe deklarimin e disa produkteve të qumështit në treg.

Në qendër të debatit ka qenë kompania Vita, pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka zhvilluar kontrolle zyrtare dhe analiza laboratorike për të verifikuar përputhshmërinë e produkteve me legjislacionin në fuqi.

Rasti ka nxitur reagime të shumta.