Kontributi, puna dhe përkushtimi i Rasim Selmanajt e sjellë atë numër 8 në listën e AAK-së

Tashmë partitë politikë i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në mesin e partivë të mëdha që dje i kanë dorëzuar listat është edhe Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës e drejtuar nga kandidati për president, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, në listën prej 110 kandidatëve është edhe një person që ka më shumë se 30 vjet që kontribuon për Kosovën, për lirinë, për shtetin. Bëhet fjalë për Rasim Selmanajn, aktivist qysh në vitet e 90-ta, ish i burgosur politik, politikan dhe deputet në disa legjislatura.

Selmanaj kësaj herë i hyn garës për deputet në 10shen e parë të AAK-së, respektivisht ai garon më numrin 8, që është vlerësim për punën dhe kontributin e tij.

Për koicidencë, numri 8 në listë lidhet edhe me ditëlindjen e Selmanajt që e ka më 8 mars.

Selmanaj në vazhdimësi, sa herë i ka hyrë garës ka dalë trimufues, si për kryetar të Deçanit, ashtu edhe për deputet. /Ballkani.info/