Kontrabanda e kafshëve/ Ndalohet i dyshuari afër kufirit me Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandës në kufi, sot afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë ndalur vozitësin e kamionit  Mercedes, pa targa të regjistrimit.

Gjatë kontrollit të kamionit brenda janë gjetur pesë krerë kafshë të kontrabanduara përmes vijës kufitare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës se Kosovës.

I dyshuari është identifikuar nga Policia me të dhënat (inicialet B.B, viti i lindjes 1982) nga një fshat i Vitisë.

Veprimet policore janë koordinuar me Prokurorin e Shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in për procedura të mëtejme.