Konsumonte marihuanë, 25-vjecari shoqërohet në polici

Një 25 vjeçar me inicialet L.G është ndaluar nga policia në Ferizaj, sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, pasi te ” Parku i Lirisë”, është hasur në personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia thotë se ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë.

“Policia i ka marrë masat e nevojshme dhe menjëherë ka dalë tek ” Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij, i janë gjetur tri cigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’, thuhet në njoftim.