Konsumimi i verës, mund t’ua zgjat jetën personave që kanë pasur sulm në zemër

Sipas një hulumtimi, pirja e një gote me verë çdo natë mund t’i ndihmojë pacientët me sulm në zemër të jetojnë deri dy vjet më shumë sesa ata që nuk e përdorin verën. Hulumtimi ka zbuluar se pirja e kontrolluar e verës nuk u ka shkaktuar dëme pacientëve.

Sulmi në zemër është më i shpeshtë te personat e moshuar dhe paraqet gjendjen kur zemra është shumë e dobët për ta shtyrë qarkullimin e gjakut nëpër trup ashtu si duhet. Studimi i fundit amerikan sugjeron diçka tjetër në krahasim me hulumtimet e mëhershme. Sipas këtij hulumtimi, konsumimi i alkoolit në sasi të vogla mund ta ndihmojë zemrën.

“Ne e kemi ditur që efektet helmuese të alkoholit mund ta nxisin sulmin në zemër. Sidoqoftë, tash kemi të dhëna se njerëzit e shëndoshë që kanë pirë alkohol e kanë një lloj mbrojtjeje nga sulmi në zemër në periudhën afatgjate, në krahasim me njerëzit që nuk përdorin fare alkohol”, thotë profesori David Brown, i cili ligjëron në Universitetin e Uashingtonit.

Hulumtuesit gjetën lidhje mes konsumimit të shtatë gotave të alkoholit në javë me zgjatjen e jetës për më shumë se një vit, shkruan “Daily Mail”.