Konsumimi i këtij llojit të mishit rrit rrezikun e kancerit të gjirit

Ushqimet si proshutë dhe salsiçe nëse hahen rregullisht mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, thonë studiuesit.

Një përmbledhje e studimeve zbuloi se gratë që hanë mish të përpunuar, ishin më të rrezikuara ndaj kancerit për 9% sesa ato që nuk hanë, njofton Klan Kosova.

Ky studim i ri mbështet edhe studimet e mëparshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që thotë se mishi i përpunuar shkakton kancer.

Ekspertët rekomandojnë kujdes rreth konsumimit të këtyre llojeve të mishit.