Konsumi i tepruar i lëngut të potokallit mund të rezultojë i rrezikshëm

Leng shege apo portokalli…

A jane te gjithe lengjet e frutave te shtrydhura, te shendetshem per sa i perket parandalimit te kancerit? Jo detyrimisht te gjithe…
Nje nder lengjet me te perhapur dhe te konsumuar boterisht eshte ai i portokallit te shtrydhur. Vitet e fundit, ky leng akuzohet per njefare lidhje me shfaqien e kancerit te lekures –melanomes, nje nder kanceret me te rrezikshem dhe agresiv, i cili fillon me nje nishan dhe pasi arrin nje madhesi te caktuar prej vetem 4mm (dicka qe per cdo lloj tjeter tumori do te ishte shume e vogel), con ne vdekjen e individit ne nje perqindje 50% brenda 10 viteve.
Te gjitha studimet tregojne se frekuenca e shfaqies se melanomave eshte ne rritje te vazhdueshme, konkretisht ne vendet e zhvilluara dhe ne Shtetet e Bashkuara eshte dyfishuar.
Per nje kohe te gjate eshte besuar se kjo situate lidhet me ekspozimin ne diell ne femijeri. Dhe nuk ka dyshim qe ky fakt qendron, sidomos ekspozimi i femijeve ne oret 11 paradite deri ne 4 pasdite.
Por, me kalimin e kohes, shkenca ka treguar se nuk mund te jete shkak vetem qendrimi nen rrezet e diellit. Per faktin e thjeshte se ekspozimi ne diell eshte nje faktor teper i vjeter dhe nuk korrespondon ndonje ndryshim i tij me ndryshimin e shpeshtesise se melanomave, pra nuk justifikohet vetem me rrezet e diellit rritja e melanomave.

Lengu i prtokallit dhe melanomat

Ne vitin 2010, universiteti i Tenesise ne Memfis, publikoi nje studim mjaft interesant, i cili fajeson konsumin e lengut te portokallit te shtrydhur per kete epidemi. Eshte e vertete se, lengu i portokallit eshte shume i pasur ne “fukumarina” dhe “psoralene” – substanca teper kancerogjene per lekuren ne prezence te diellit.
Per me teper, sipas te njejteve shkencetare, konstatohet se ka nje paralelizem midis konsumit te lengut te portokallit dhe frekuences se melanomave. Konsumi i me shume se nje gote leng portokalli ne dite u gjet te lidhet me rrezikshmeri me te larte te kancerit te lekures.

Atehere, nuk duhet te pime leng portokalli?

Nuk do te thoshim, por ama, personat me predispozite ndaj kancerit te lekures, si ata me ngjyre lekure te celur ose kuqalashet, ata me sy boje qielli ose jeshil, ata qe digjen shume lehte ne diell ne vend qe te nxihen, ata qe kane shume nishane apo ata qe kane familjar qe eshte prekur nga melanoma, bejne mire te mos e teprojne me lengun e portokallit, deri sa shkenca te konkludoje ne te kunderten.

Lengu i sheges, magjik!

E gjithe kjo kategori njerezish qe pershkrova me lart, ben mire te preferoje nje tjeter leng “shpetimtar”, lengun e sheges. Shume studime tregojne se konsumi i bollshem i lengut te sheges mund te ngadalesoje zhvillimin e kancerit te prostates dhe te nxise “vetevrasjen” e qelizes – nje proces i cili veteshkaterron qelizat kanceroze, duke penguar veprimtarine e faktoreve te rritjes, e cila ne shume raste duket te shkoje krah per krah me zhvillimin kanceroz.
Ne te njejten menyre, lengu i sheges vepron pozitivisht ne rastin e kancerit te lidhur me hormone si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar aromatazen- enzimen kyc ne prodhimin me tepri te estrogjenit.
Shega eshte shume e pasur ne antioksidante, sidomos lengu i saj dhe lekura. Veprimtaria antioksiduese e lengut te sheges eshte 4 here me e fuqishme se ajo e veres se kuqe apo cajit jeshil.
Lengu i sheges pengon shumimin e qelizave kanceroze te zorres se trashe (ne laborator), nga 30% – 100%. Konsumi nga goja i lengut te sheges, nga minj eksperimental tek te cilet eshte shkaktuar kancer i mushkrive, rezulton ne ulje te mases tumorale me nje perqindje prej 66%, pas nje terapie 6 mujore.
Eshte shume e qarte, ky frut eshte nje thesar ne parandalimin e kancerit, e vertetuar kjo tashme edhe me studime ne njerez. Konsumi i ketij fruti dhe vecanerisht i lengut te tij ka perfitime te jashtezakonshme per shendetin.

A vlejne lengjet e gatshem te sheges?

Ne fakt, ketu kemi nje perjashtim te rregullit se ushqimet e perpunuara humbasin vlerat e tyre. Perpunimi qe kerkon perftimi i lengut te sheges ne menyre industriale i shton atij antioksidantet e lekures dhe sic rezulton nga konstatimet, lengjet e gatshem te sheges, qe tregtohen ne markete kane edhe me shume antioksidante sesa lengu qe shtrydhim vete.