Konsulli në Nju Jork e akuzoi se e shkarkoi në mënyrë antiligjore, kështu i përgjigjet Gërvalla

Ministrja e Punëve të  Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz , ka reaguar pas shkarkimit të konsullit të Kosovës në Njo Jork dhe deklaratës së tij që u shkarkua vetëm për shkak se kishte flamurin e UÇK-së në zyrë.

Gërvalla në statusin e saj ka thënë se të gjitha emërimet dhe shkarkimet nga ministria që ajo drejton janë bërë në bazë të “meritokracisë dhe profesionalizmit”ADVERTISING

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit”, shkruan ajo.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale”, shtoi ajo.

Tutje Gërvalla tha se nepotizmi dhe punësimet e paligjshme kanë dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë. Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/