Vjosa Osmani

Konsulli i shkarkuar nga Vjosa Osmani nuk pranon të largohet nga kjo pozitë, e quan vendim arbitrar

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mori vendim për shfuqizimin e katër dekreteve për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Me këtë vendim Osmani shkarkoi Flakron Shala, konsull në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë.

E Lindon Kqira thotë se nuk e njeh vendimin e Osmanit të cilin e ka quajtur politik dhe arbitrar.

Përmes një postimi në Facebook, Kqira ka shkruar se ky vendim në radhë të parë është tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe përçarës e mbi të gjitha është antikushtetues dhe i pa precedent në diplomacinë e Kosovës.

“Vendimi i Ushtrueses se Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës për shkarkimin tim, për mendimin tim është nxjerrë në kundërshtim me nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ngase znj, Osmani këtë vendim e ka marrë pa konsultim paraprak me MPJD dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, kushdo që bënë përpjekje me zbatuar këtë vendim të njëanshëm, përfshihet në shkelje Kushtetuese”, ka shkruar Kqira.

Reagimi i plotë:

Nuk e njoh vendimin arbitrar dhe politik te u.d.Osmani !

Me vetëdije dhe përgjegjësi te plote, deklaroj se nuk njoh dhe as nuk e perfilli vendimin për shkarkimin tim, nga pozita e Konsullit-Ministrit Keshilltar, ne Ambasaden e Republikës së Kosovës, në Shkup, nga zonja Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit te Kosoves dhe u.d.e presidentit te Republikës së Kosovës.

Ky vendim ne radhe të pare eshte tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe perqares, e mbi te gjitha eshte antikushtetues dhe i pa presedan ne diplomacine e Kosovës.

Zonja Osmani do duhej të merrej me punen e Kuvendit te Kosovës,i cili qe nga ardhja e saj ne krye te ketij kuvendi, ne menyre aksidentale, ështe e vleresuar si legjislatura me e deshtuar e Kosovës nga themelimi i Kuvendit te Kosoves e deri me sot. Neglizhenca e situates me pandemine globale,kriza ekonomike,aprovimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike dhe nje varg ligjesh tjera jetike per qytetaret e Kosoves do duhej te ishin ne agjenden e saj dhe jo shkarkimet arbitrare, antikushtetuese me qellim te destabilizimit politik dhe futjes se hutise ne sherbimin diplomatik te Kosoves, ne Shkup dhe kudo, për qëllime hakmarreje dhe të profiterizmit politike.

Vendimi i Ushtrueses se Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës përshkarkimin tim, për mendimin tim është nxjerrë në kundërshtim me nenin 84 të Kushtëtutes së Republikës së Kosovës, ngase znj, Osmani këtë vendim e ka marrë pa konsulltim paraprak me MPJD dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, kushdo që bënë përpjekje me zbatue këtë vendim të njëanshëm, përfshihet në shkelje Kushtetuese. Veprimet e mia karshi këtij vendimi, do të jenë në përputhje me dispozitat ligjore dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe paralajmrojë se kundër këtijë vendimi arbitrar të kryekuvendares, Osmani, do ta ndjekim rrugën ligjore, nërsa unë do të vazhdoj normalisht punën dhe angazhimet ditore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

Lindon Kqira,
Konsull – Ministër Këshilltar
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.