Gëzim Gashi

Konsullata e Kosovës në Frankfurt shënon Epopenë e UÇK-së, marrin pjesë invalidë e veteranë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka shënuar 26 vjetorin e Epopesë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook është bërë e ditur se në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, raporton Ballkani.info.

“Invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët i përkisnin zonave të ndryshme operative gjatë luftës, evokuan kujtime nga Epopeja e Luftës Çlirimtare dhe nga beteja tjera triumfuese, prej të cilave buron liria”.

Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi ka theksuar së Epopeja e UÇK-së shënon ngjarjen më të rëndësishme dhe historike për kombin tonë.

“Pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij kombëtar, nje fjalë rasti u mbajt nga Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi i cili theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, shënon një nga ngjerjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo ishte beteja që përcaktoi të ardhmën e vendit tonë, nga një periudhë pushtimi në një shtet të lirë dhe sovran”, thuhet në njoftim./Ballkani.info/

Njoftimi i plotë: