Konstituohet Komisioni për qeverisje lokale, rekomandohet mbikëqyrja edhe ligjit për paga

Komisioni  për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi, dhe anëtarët e tij.

Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kici – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mergim Lushtaku.

Kici – Xhelili, tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.

“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra” ka thënë Kici – Xhelili.

Ndërsa, Besnik Tahiri  tha se ky komision do duhet të mbikëqyrte edhe ligjin për paga dhe reforma tjera.

“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe Administratën Publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës, andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe ligjin për paga e reforma tjera”,  tha Tahiri.

Përbërja e komisionit:

Kryesuese,  Doarsa Kici Xhelili

Nënkryetari , Mergim Lushtaku

Anëtarët e Komisonit:

Besnik Tahiri

Agim Veliu

Igor Simiq

Besim Muzaqi

Nijazi Isaku

Valon Ramadani

Fitim Haziri

Floretë Zejnullahu