Konkurrenti i “The Voice Australia” nuk i reziston Rita Orës – zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj

Pas befasisë me ushqimin tradicional australian ‘’vegemite’’, Rita Ora u surprizua edhe nga  një konkurrent I këtij spektakli.

Henry Strarr mori pjesë në spektakël me shpresën që njëri nga anëtarët e jurisë do të kthejë karrigen për të por kjo gjë nuk ndodhi për atë.

Djaloshi që gjatë ditës punon shofer ndërsa në mbrëmje kamarier pasi nuk mori votat e jurisë, mori zemrat e publikut me veprimin që bëri.

Ai u zhvesh në skenë dhe iu ofrua Rita Orës që ta dëfrente me një vallëzim provokues.

“Rita është aq flirtuese”, ka shkruar një fans në komentin e tij në Twitter.

“Kjo ishte pjesa më e mirë e performancës, të paktën Rita bëri një veprim”, tha një shikues i tjetër.

Rita pas përformancës së tij, tha se ai ka nevojë për më shumë praktik.

“Por ky është ‘The Voice’. E di nga ajo çfarë dëgjova me zërin tënd, kam dëgjuar pak në mungesë, mendoj se ke nevojë për më shumë praktikë”, shtoi ajo.