Ministria e Financave e ka konfirmuar atë që dje e ka raportuar Ballkani.info për shtyrjen e afatit të konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Po ashtu, edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, e ka konfirmuar për media kandidimin për drejtor të ATK-së, për të cilën dje ka raportuar Ballkani.info.

Megjithatë, sipas informacioneve brenda Ministrisë së Financave, listës së kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Administratës Tatimore i janë shtuar edhe tre emra të rinj.

Kandidatë për drejtor të ATK-së janë edhe Remzi Smajli, Petrit Popova dhe vetë drejtori aktual Sakip Imeri.

Ballkani.info mëson se drejtori aktual i ATK-së, Sakip Imeri, është ankuar edhe zyrtarisht për shpalljen e konkursit për drejtor të ATK-së, duke u arsyetuar se ai ka kontratë deri në fund të muajit janar të vitit 2019.

Kandidatët e deritashëm për Drejtor të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës janë Ismet Alia, Ruzhdi Zeqiri, Murat Mehmeti, Shaqir Totaj, Hamdi Hoxha, Ilir Murtezi, Hamit Mulaj, Astrit Haraqija, Isen Lipovica, Besim Ahmeti, Remzi Smajli, Petrit Popova dhe Sakip Imeri. /Ballkani.info/