Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Konjufca duke i uruar besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithsecilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca.

Më tej në urimin e tij, kryparlamentari ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.

“Të gjithë myslimanëve ua uroj Muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e Konjufcës.