Konjufca tregon propozimet që refuzoi LDK-ja për postin e presidentit

Kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar propozimet që kanë qarkulluar në takimet me LDK-në për të arritur marrëveshje për postin e presidentit të vendit.

Sipas tij, logjika thotë që duhet të ishte një president pa librezë partiake me autoritet që s’është identifikuar me politikën ditore.

“Vendi shkon në zgjedhje nëse Parlamenti nuk arrin ta zgjedhë Presidentin. Në këtë kuptim, Lëvizja Vetëvendosje, por gjithsecili subjekt parlamentar do të ketë përgjegjësinë e veçantë për të arritur te një konsensus për zgjedhjen e presidentit. Duke u nisur nga kjo atëherë rrjedh që cili prej personave do të ishte më i përshtatshmi për të fituar numrin e votave më të madh në Parlament. A një nga mesi jonë, a një nga jashtë librezave të partisë? Logjika më thotë më lehtë një autoritet i kulturës, artit, universitetit, gazetarisë, shoqërisë civile, dikush që s’është identifikuar me politikën ditore. Propozimin të cilin e ka marrë LDK-ja ka qenë që fillimisht të kërkojmë në mesin e këtyre radhëve që po i shpjegojmë. E i dyti, nëse s’gjejmë, mund të kalojmë në opsionin B. Por jo pa i kërkuar të opsionit të parë. Është kundër frymës kushtetuese. Sikur të jetë i rezervuar, x person, s’ka emër, duhet të japësh faturën bllanko për dikë që s’e njeh. E nën katër për të më me rëndësi do të ishte libreza sesa posti. LDK-ja kurrë s’ka dhënë emër. Këto pozicionime të LDK-së i bllokuan negociatat”, ka thënë ai në Interaktiv.

Sipas tij, LDK-ja ka refuzuar mundësi të shkëlqyeshme për të marrë postin e presidentit në negociatat që kishin dy partitë deri tash për arritjen e marrëveshjes për koalicionin për bashkëqeverisje.

“Formulimi ishte: pikënisja nga pozita ideale, prej elementit kryesor që ka të bëjë me unitetin e popullit dhe duke ia njohur në të njëjtën kohë një lloj drejtimi, kontroll gjatë gjithë kohës, për të gjetur kandidatin. Shpresa jonë iniciale do të ishte që një subjekt si LDK-ja, siç ishte në nivelin e përgjegjësisë së sotme politike që ia jep mandatin VV-së për të mos bllokuar institucionin e Kuvendit, të mos e bllokonte presidentin, por të kishte garancë që VV-ja s’do të bllokonte. Do të detyroheshim ta zgjidhnim presidentin, e të mos kishte zgjedhje. Këtë opsion e ka refuzuar. Kjo ishte mundësi e shkëlqyeshme për t’i akomoduar të gjitha pozicionet e veta. MPB-në do ta merrte VV-ja. Është problematike të dekonstruktohet se çka i bie kjo nëse LDK-ja i ngec krejt problemet te MPB-ja sikur guri i pakapërcyeshëm është vetë presidenti. Nëse qenka kaq i rëndësishëm qysh nuk shkëmbehet ai me një ministri? Kjo është problematike. Hap horizonte sfiduese për mirëbesimin tonë. Kemi rënë në pozicionin maksimal të kompromisit. President për ministri, por ministria duhet të jetë shumë konform premtimeve që kemi dhënë para qytetarëve”, ka shtuar ai.

“Kurse LDK-ja ka qenë jo një ministri do t’ua dorëzojmë, jo MPB-në, dhe e dyta që është më 2021. Kjo i bie që faturën për presidentin dhe të opinionit publik, e kompromisit, VV-ja duhet ta paguajë tash. Nëse thua tash të paguajmë ne faturën për president, ajo s’po pranon faturën për ministri”, ka deklaruar më tej ai duke shtuar se nëse një vend do të shkonte në zgjedhje për shkak të postit të presidentit, kjo do të ishte irracionale.