Ministri i Punëve të Jashtme të Diasporës, Glauk Konjufca, sot ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, ku foli ehde për çështjen e Xhamajkës.

Ai tha se për dallim nga të gjitha njohjet tjera që ka marrë Kosova, kjo ka ardhur pa notë verbale.

Kjonjufca në kronologji ka treguar edhe si ndodhi ngjarja në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që ishte i pari që e bëri publike dhe ambsadorës Vlora Çitaku që ia kumtoi.

“Rasti i Xhamajkës për herë të parë i është komunikuar presidentit të Kosovës dhe që s’është kontrolluar. Kjo na ka shkaktuar prob sepse është hera e parë në histori pa e pasë notën verbale. Ne në raportet që i krijojmë me këto shtete të largëta, jemi të varur prej ambsadorëve tonë”.

“Në këtë rast ka qenë ambasadorja në SHBA që e ka kontaktuar e para presidentin e vendit dhe ia ka shprehur në formë të urimit njohjen nga Xhamajka, ai menjëherë ka shkruar një urim duke i falndëruar edhe autoritet e Xhamajkës. Duke u nisur nga fakti që ambasadorja e ka një relacion me presidentit – ky nuk i mohohet – të gjithë e kanë marrë si të mirëqenë”.

“Sepse në rastet e tjera ka ndodhur me notë verbale, presidenti është ngutur me atë paraqitje. Meqënëse supozohet për një post si të tij, kjo merret si e mirëqenë. Kjo ka qenë kronologjia, e para ka qenë komunikimi mes presidentit dhe ambasadores e më pas ka ndodhur krejt tjerat”.

“Në hulumtimin më të thellë kemi marrë vesh që e tëra ka qenë në nivel të zotimit mes ambasadorëve. Kjo ka qenë e gjithë situata”.