Konjufca thotë se Vuçiqi duhet të ndiqet nga Gjykata e Hagës, sikurse Putini

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta ndjekë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq njëjtë sikurse presidentin e Rusisë, Valdimir Putin.

Ai tutje ka thënë se kur flitet për fshehjen e krimeve, siç është rasti me mos-zbardhjen e fatit të personave të zhdukur apo të rrëmbyer me dhunë gjatë luftës, Vuçiq dhe regjimi serb po bëjnë krim të rëndë kundër njerëzimit.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare thotë se Vuçiqi nuk e di se ku janë të zhdukurit, është duke bërë hajgare, sepse Vuçiq i di ku janë. Presidentit të Serbisë duhet t’i ngritët aktakuzë sikurse Putinit”, ka thënë Konjufca në Tëvë1.

“Serbia ka pasur nevojë për një protektorat ndërkombëtar për shkak të krimeve të luftës”.