Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur gjatë një interviste për mocionin e mosbesimit të paralajmëruar nga LDK dhe VV.
Konjufca ka thënë se Vetëvendosja do ta nxjerrë sot mocionin e mosbesimit të paralajmëruar, ndërsa ka thënë se nuk e di arsyen pse nuk është bërë e njëjta gjë me LDK-në.
“Mocioni i Vetëvendosjes del sot, ndërsa ne nuk e dimë pse LDK-ja nuk po e nxjerrë mocionin”, ka deklaruar Konjufca në T7.
Kujtojmë se VV dhe LDK kishin deklaruar edhe më herët se po shohin mundësinë e bashkëpunimit me deputetët e mazhorancës për rrëzimin e qeverisë. /Ballkani.info







