Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, e ka përgëzuar ministrin e Jashtëm që vije nga Vetëvendosje, Glauk Konjfucan për deklarimin e tij se lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë e hapur ndaj të gjithëve, përfshirë edhe PDK-në.
“Kjo është shenjë e pjekurisë dhe pragmatizmit politik, por është edhe konfirmim i asaj që disa nga ne, që jemi të hershëm në politikë, e kemi ditur tërë kohën: ATA TË GJITHË JANË NJË BRUM, ka shkruar Rugova ne Facebook.







