Konjufca-Sakar konfirmojnë raportet e mira Kosovë-Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe bashkëpunimin e mëtejmë ekonomik e kulturor.

Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca falënderoi ambasadorin turk Sakar për përkrahjen e Turqisë në të gjitha segmentet ndërkombëtare dhe bilaterale me interes për Kosovën.

Nga ana e tij, ambasadori Sakar ia përcolli ministrit Konjufca letrën miqësore të dërguar nga shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, me dëshirën e sinqertë të vazhdimit të bashkëpunimit Turqi – Kosovë.