VV

Konjufca: Qeveria po i mashtron qytetarët me ekipin për dialogun me Serbinë

Shefi i grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria është duke i mashtruar qytetarët e Kosovës me ekipin e zgjedhur për të dialoguar me Serbinë.

Ai këto komente i bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se ekipi dialogues është vetëm një ekip mbështetës i Presidentit Hashim Thaçi dhe se nuk e kufizon në asnjë mënyrë punën e tij, transmeton Klan Kosova.

“Kur flasim për dialogun me Serbinë, më kujtohen debatet e atëhershme lidhur me këtë ligj. Gjithmonë motiv për krijimin e një projektligji të tillë ka qenë parandalimi i aventurave të Presidentit Hashim Thaçi, për të hapur tema të paparashikueshme”.

“Ironia në këtë ligj qëndron se në ditën kur u zgjodh delegacioni për dialog me Serbinë nga Qeveria, Kryeministri Haradinaj pati thënë se në asnjë mënyrë nuk cenohet roli që Presidenti Thaçi e ka në raport me Serbinë”.

“Ky ligj me formulimet e tij nuk e ka prekur fare punën e Presidentit Thaçi dhe se çka ai përfaqëson”.

“Unë mendoj se ky delegacion i zgjedhur nga Qeveria është ekip mbështetës i Presidentit Thaçi dhe kështu mendon edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini”.

“Për shkak se kur u zgjodh ekipi negociues, të nesërmen Federica Mogherini e dërgoi një letër ku e theksoi se si ajo e konsideron këtë ekip”.

“Letra e Mogherinit tregonte se ky delegacion është një ekip mbështetës i Presidentit Hashim Thaçi”.

“Prandaj duhet të konstatojmë se Qeveria po i mashtron qytetarët sa i përket kufizimit të Presidentit Thaçi me ekipin dialogues. Presidenti Thaçi nuk karrfar kufizimi nga ky ekip”.

“Ky ekip shtetërorë nuk e zgjodhi rrugën e konfrontimit të Presidentit Thaçi, por përkundrazi zgjodhi rrugën e bashkëpunimit me të”.

“Unë mendoj se Kuvendi duhet të nxjerrë një dokument që ia ndalon negociatat Thaçit me Serbinë. Kuvendi duhet ta formuloi një qëndrim të qartë ku theksohet se Presidenti Thaçi nuk duhet të merr pjesë në dialogun me Serbinë”.