Kryeparlamentari

Konjufca pret në takim studentë nga Universiteti i Floridës, Kosova për herë të parë në listën e partneritetit të universitetit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim studentë nga Universiteti i Floridës.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në Kosovë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut.

“Kryetari Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e saj të pazëvendësueshme. Kryetari Konjufca i falënderoi studentët për vizitën, duke iu uruar atyre suksese përbrenda këtij programi universitar”, thuhet në njoftim.