Konjufca pret në takim deputetin e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor.

Nga takimi ndërmjet Konjufcës e Vickers, mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje para fillimit të këtij takimi.

Pjesë e takimit është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.