Glauk Konjufca i VV-së ka thënë se kjo parti do të kërkojë konsensus të gjerë në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe pret që kjo të arrihet me disa parti.

Ai ka thënë se, sipas tij, një konsensus do të arrihet mes LDK-së, VV-së dhe koalicionit AAK-PSD.

“Lëvizja Vetëvendosje do të mundohet që ta krijojë një konsensus sa më gjithëpërfshirës të spektrit politik parlamentar. E dyta ka të bëjë me kuantitetin dhe kualitetin e mazhorancës që do të krijohet në Kuvendin e Kosovës sepse mund të krijohet një qeveri si kjo që ishte me sasi të brishtë dhe mund të shkojë me një mazhorancë të gjerë. Sa i përket kësaj që të ketë gjëra të qarta të pangeciueshme, siç është shtetësia e Kosovës, arritjet që i ka pasur Kosova si GJND-ja, mendoj që mund të arrihen 80 vota. Qysh po e shoh unë edhe rezultatin e përafërt të zgjedhjeve, mendoj që do të ketë konsensus mes Lidhjes Demokratike, Vetëvendosjes dhe AAK-së me partnerin e saj”, ka thënë ai.

loading…