Konjufca për tragjedinë në Turqi: Shpresojmë që të jetë e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve të viktimave të tragjedisë në Turqi.

Ai ka shkruar se “është thellësisht i prekur për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi në Amasra”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin”, ka shkruar Konjufca.

Dje në Amasra të Turqisë kanë vdekur 41 minatorë pas një shpërthimi.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin.

Shpresojmë që të jetë e fundit!

Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre.

Lutemi për juve!