Glauk Konjufca

Konjufca për tornadon në SHBA: Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë me sa më pak pasoja

Kryparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se ndien dhimbje për vdekjen e mbi 70 personave në SHBA, si pasojë e një tornadoje vdekjeprurëse.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka dërguar lutje që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

“Bashkëndjejmë me dhembje të madhe për fatkeqësinë në Kentucky dhe Tennessee të ShBA-së dhe tmerrin nëpër të cilin po kalojnë qytetarët amerikanë në këto momente të vështira. Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë. Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, ka shkruar Konjufca.