Glauk Konjufca

Konjufca për Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë: Do kujdesem të trajtohet me prioritet

Qeveria ka miratuar sot Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.

Lidhur me këtë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se e mirëpret këtë vendim.

Ai ka shtuar se si kryetar i Kuvendit do të kujdeset që ky ligj të trajtohet me prioritet.

“E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet. Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve”, ka shkruar Konjufca në Facebook.