Konjufca për Manastirin e Deçanit: Kompromisi më i dhimbshëm që kjo Qeveri ka bërë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit ka qenë vendimi me i dhimbshëm i kësaj qeverie.

Sipas tij, qe nga viti 2015 bashkësia ndërkombëtare kishte kërkuar të merrej vendimi për pronat rreth Mananastirit të Deçanit, me arsyetimin se këtë e ka obligim Kosova.

“Qe disa vite kërkohej nga Kosova të merrte vendim për pronat e Manastirit të Deçanit me arsyetimin se Kosova e ka për obligim ta bëjë këtë. Tash për herë të parë prej janarit nuk thuhet bëjeni sepse e keni obligim, por bëjeni sepse mund të arrini diçka të madhe për Kosovën qe i bie Këshilli i Evropës”, ka thënë Konjufca, në një intervistë në Kanal10.

Ai ka thënë se ky vendim është një kompromis, të cilin e ka quajtur si me të dhimbshmin qe e ka bërë kjo Qeveri.