Kryeparlamentari

Konjufca për dialogun: E kemi ditë valla që s’është kollaj – masat boll të këqija e të rënda janë e kështu me radhë

Ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që deklaroi se Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës sanksione, por po i quan masa ndëshkuese për arsyen që mos t’i kalojë nëpër proces votues te shtetet anëtare, Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi në emision te gazetarja Jeta Xharra, se ato nuk janë sanksione por masa.

Ai madje e qortoi gazetaren se si ajo si qytetare e Kosovës po i quan sanksione kur vetë Bashkimi Evropian nuk iu thotë ashtu.

“Nuk janë sanksione, janë masa, edhe këto masa të këqija janë, shumë të rënda janë e kështu me radhë. Por, Kosova ka të drejtë”, përfundoi fjalia e Konjufcës.

Ai është ballafaquar me faktin që narracioni i Kosovës nuk po përqafohet nga ndërkombëtare dhe Kosova po gjendet në pozita të vështira, por Konjufca tha se gjithmonë është ditur që kjo çështje nuk është e lehtë.

“Edhe me i arrit qëllimet tona dhe më i mbrojt interesat tona edhe krejt bashkësia ndërkombëtare me të duartrokit nuk është kollaj. A kam thënë ndonjëherë që veriu është i shtruar me lule a? Jo rrugë e vështirë është kjo. E kemi ditë valla që s’është kollaj”, përfundoi krejt çfarë kishte të thoshte Konjuca për këtë temë.