Konjufca për Agim Bahtirin: Ende mendoj njëjtë, është doktor për probleme komunale

Glauk Konjufca ka përsëritur deklaratën e tij për kryetarin në largim të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili humbi zgjedhjet lokale ndaj Bedri Hamzës.

Konjufca, duke folur për rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, deklaroi se ende mendon që Agim Bahtiri është doktor krahasuar me kandidatët e tjerë për problemet lokale.

“Dua ta sqarojë deklaratën pasi besoj që është keqpërdorur. Unë kam thënë se Agim Bahtiri është doktor për problemet komunale dhe ende vazhdojë të mendojë njëjtë. Ai ishte kryetar për dy mandate, qytetarët vendosën për ndryshim” – deklaroi Konjufca në emisionin Desku.