Konjufca pas zjarrit në Turqi: Ndajmë dhembje për jetët e humbura

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas zjarrit qe e ka kapluar shtetin turk ku raportohet per disa njerëz të vdekur.

Konjufca, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosova ndanë dhimbjen dhe keqardhjen e thelle me Turqinë.

“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk”, ka shkruar Konjufca.

Ai u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë fatkeqsi.