Konjufca pas takimit me LDK-në: Nuk kemi folur as për ministri, as për ndarje të resoreve

Përfundoi takimi mes grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së, për harmonizim të programit, i cili u mbajt në selinë e kësaj të fundit.

Pas këtij takimi, para mediave, foli nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendsoje, Glauk Konjufca.

Konjufca dhe se takimi ishte shumë miqësor dhe se të dyja palët ishin të mendimit që duhet reforma rrënjësor në shëndetësi, arsim e drejtësi, përcjellë Ballkani.info.

“Janë folur temat të cilat e presin qeverinë e re të ardhshme, reformat e thella sektoriale, të cilat duhet t’i ndërmerr qeverisja e ardhshme e Vetëvendosjes, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ne kemi më shumë nevojë për reforma të reja në arsim, shëndetësi, administratë e drejtësi”, tha Konjufca.

Ai tha se në këtë takim nuk është foluar as për ministri, as për ndarje të resoreve.

“Nuk ka pasur kurrëfarë kushti, takimi ka qenë në një atmosferë shumë miqësore dhe një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe kjo mendoj që është një rrugë shumë e mirë drejt bashkëqeverisjes, përfundoi nënkryetari i VV-së. /Ballkani.info/

loading…