Konjufca: Nëse Serbia kërkon diçka kundër Kushtetutës, prishet takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha për RTV21 se Kosova është e gatshme që të nënshkruajë një marrëveshje, por sipas tij është presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ai që mund të tërhiqet.

“Kjo varet krejtësisht prej Serbisë se nëse kërkon diçka përtej Kushtetutës së Kosovës diçka që është autonomi për serbët e Kosovës besoj se ky është edhe momenti kur prishet takimi. Këto 10 nene janë pjesë të marrëveshjes që Kosova e bën një hap të madh përpara sepse kjo është heqje dorë e Serbisë nga Kosova. Pra, që Serbia të mos ketë pretendime territoriale për Kosovën …nëse në fazën e dytë që kërkohet asociacioni Serbia, kërkon pra që të ketë një entitet territorial kërkon kompetenca ekzekutive, kjo është e pamundshme këtë e kanë thënë edhe partnerët ndërkombëtar që nuk do të ndodhë edhe ne kemi marrë garanci prej partnerëve ndërkombëtar, e kjo është pikërisht ajo që po e kërkon Vuçiqi. Tash këtu unë e shoh edhe thyerjen e shtizave edhe në të njëjten kohë një pamundësi për me arritë marrëveshje”, tha Konjufca.