Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.
Këtë seancë po e drejton kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili në tri seancat e jashtëzakonshme të mbajtura këtë muaj nuk mori pjesë.
Nga deputetët e pushtetit është thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.
Kjo është seanca e katërt me radhë e jashtëzakonshme, në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e pushtetit.







