Kryeparlamentari

Konjufca: Me Asociacionin nuk na duhet as njohja nga Serbia

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur sërish qëndrimin e tij kundër themelimit të Asociacionit duke thënë se në këmbim të kësaj nuk na duhet as njohja nga Serbia.

“Jemi në një pozitë kur shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencë me kryeministrin tonë, Albin Kurti, e thotë se ne as nuk mund të ecim tutje pa e zbatuar Zajednicën. Qasja e Serbisë për këtë është që për ato që kemi nënshkruar ne jemi në borxh dhe për të mbërritur në zero duhet të zbatojmë Asociacionin e pastaj ata të mendojnë për njohjen e këso gjëra. Me të [Asociacionin]  nuk na duhet as njohja”.

“Strukturat që do të krijohen do të rrisin autonominë e Zajednicës dhe jo sovranitetin e Kosovës”, tha Konjufca.

Konjufca në “Rubikon” deklaroi se askush nga Bashkimi Evropian e as Borrell nuk duhet t’i bëjë presion Kosovës për Asociacionin.

“Serbia atë marrëveshje e konsideron si marrëveshje dakordësie që e ka bërë kinse prej Kushtetutës së vet me një provincë të vetën sipas mendimit të tyre. Kjo problematikë nuk e ka kornizën e qartë të marrëveshjes ndërkombëtare dhe kurrkush se ka të drejtën me na bo presion nga Bashkimi Evropian dhe as Borrelli që e bën këtë presion që Kosova po bën gabim që s’po e respekton këtë marrëveshje”, tha Konjufca.