Konjufca: LDK e di saktë rezultatin në kutitë nga Diaspora, ne jemi fitues

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, duke folur për numërimin e votave nga Dispora, e që janë drejt fundit, ka thënë se LDK nuk është dashur të shpresojnë në to.

Konjufca ka thënë se LDK e ka ditë sakt rezultatin brenda atyre kutive.

‘’Ata e dijnë saktë se cili është rezultati në ato kuti. S’duhet me shpresu në ato vota, sepse nuk mund të ketë befasi. Kur nuk ka votë brenda Kosovës, ku këta i kanë mekanizmat e punësimit, tendevëe, për mërgatën i kanë më pak. Mërgata është më e lirshme për me votu. Edhe pa mërgatën, ne kemi fitu’’, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se është gabim vendimi i LDK’së që të mos zhvillohen takime mes dy partive deri në rezultatet finale nga KQZ.