Konjufca: Ky nëntor i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ua ka uruar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, sipas Konjufcës, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i Konjufcës:

Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin!