Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë sot në Skenderaj se pas fitores së tyre më 6 tetor, do të kujdesen që pasurinë e atyre që u pasuruan jashtëligjshëm t’ua kthejnë qytetarëve të Kosovës.

Konjufca tha se Drenica është simboli i vërtetë i ndryshimit të Kosovë.

Para drenicasve, kandidati për deputet tha se qeveria Kurti do te jetë qeveria e parë që do ndaj shtesa për fëmijët.Sipas tij, kur do Drenica, ndryshon krejt Kosova.

Ndërsa kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi u shpreh se ka ikur koha e atyre që mendojnë se Drenicën e kanë pronë apo çiflig.
Duke ftuar drenicasit që të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi tha se nëse këto të dyja bëhen bashkë, panikohet Serbia.Kurse kandidatja tjetër për deputete nga ky subjekt, Fitore Pacolli foli për mungesë zhvillimi në Drenicë, edhe pse siç tha ajo, ishte Drenica ajo që i dha më së shumti Kosovës.

loading…