Konjufca: Kryeministër tashmë është Albin Kurti

Ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është drejtuar masës së mbledhur në sheshin “Skenderbeu”, duke i pyetur se kush fitoi.

“Ju, keni fitu ju, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptaria”, ka thënë Konjufca.

“Sapo përfunduan zgjedhjet qytetarët thanë se Vetëvenodje del e para dhe kryeministër është Albin Kurti”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kërkuar vëmendje për të thënë një gjë.

“Këtu në Kosovë nëpër zgjedhje ka pas parti që kanë fituar zgjedhjet. Por me fitu pa e shpërnda asnjë terminal, pa e fut askend në punë, asnjë konkurs, pa ja dhanë kërkuat asnjë tender, veç Vetëvendosja mundet me bë këtë. Kësaj dhe veç kësaj i thonë fitore përnjëmend”, ka thënë Konjufca.

“Ne duam që si VV t’ju falënderojmë çdo qytetar që ka votuar ndryshimin. Para këtij vullneti, Albin Kurti dhe të gjithë ne të tjerët përkulemi”, ka thënë Konjufca.

loading…