Dialogu Kosovë-Serbi

Konjufca: Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë. Sipas tij, siguria e Kosovës është prioriteti i parë.

Konjufca po qëndron për vizitë në Gjermani ku ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës më 24 shtator në Banjskë.

“Tash procesi politik është në rend të tretë. Në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës. Mendoj se sot policia e Kosovës s’mendon për Asociacionin, por mendon se s’i të shmangë sulm të ardhshëm që mund të vijë nga shteti serb”, ka thënë Konjufca, transmeton “RTK”.

Ai ka qenë kritik ndaj ndërmjetësuesëve evropianë.

“Mendoj se rezultati indirekt i kësaj çasje ka qenë trimërimi i Serbisë, inkurajimi i Serbisë, që duke e parë Kosovën të dënuar, duke ia hequr mbështetjen ndërkombëtare, ta provojë edhe një kësi sulmi, mos është rasti për aneksim”, ka thënë Konjufca.

Pas takimeve që pati me presidenten e Bundestagut në Gjermani, Barbala Bas dhe komisionet për punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kryeparlamentari ka deklaruar se Gjermania ka përgëzuar institucionet e Kosovë në reagimin e Policisë ndaj sulmit terrorist serb.