Konjufca i reagon Musliut për punësimet familjare: Të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar replikën me deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, për punësimet familjare në institucionet e shtetit. Ai ka thënë se mund t’ia dorëzojë Musliut një listë me 150 familjarë të ish-partive politike, të punësuar në BQK, Telekom etj.

Teksa Konjufca ia përmendi motrën Musliut që e ka të punësuar në shërbimin e jashtëm, deputetja i tha se ajo është kryqëzuar vetëm se është motra e saj biologjike.

E këtu Konjufca i tha se betohet në vajzat e tij se mund t’ia dorëzojë një listë me 150 familjarë të ish-partive politike në pushtet, të punësuar në institucionet e shtetit.

“Kurrë nuk ka qenë niveli im me përmend emra, kjo është hera e parë që e përmenda në Kuvendin e Kosovës….Unë vjet isha Ministër i Punëve të Jashtme, kur shkova aty i gjeta kështu: Drejtori im ishte vëllai i shefit të grupiot parlamentar të LDK-së, drejtori tjetër ishtë vëllai i ish-ministrit të shëndetësisë, tash që po e luan rolin te LDK-ja…Nuk i kam përmend këta emra, se nuk është në nivelin tim me u marrë me kësi gjëra…Kam mujt me bë propagandë, po nuk ma lejon ndërgjegja. A e kam përmend ndonjëherë motrën tëndë deri në këtë sekond, e bëra që forma e propagandës vec pse është motra jote është kurgjë hic. Me ia fillu me jau numëru familjarët në BQK, në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend ta bi listën e saktë që shkojnë deri te niveli i dhëndrit, i vjehrrit, motrave, vëllëzerve. Oj Gane vetëm opozita, po të betohem në vajzat e mia, 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, u shpreh Konjufca ndër të tjera.