Konjufca: Europa ka problem me pushtetin e Kosovës, BE-ja paradoksale
Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK dhe LVV lidhur me mosliberalizimin e vizave.
Shefi i grupit parlamentar të LVV, Glauk Konjufca akuzoi Qeverinë e Kosovës se me gjitha këto dështime është fajtore për mosliberalizimin e vizave.
Sipas Konjufcës Europa nuk ka problem me popullin e Kosovës, por me politikanët e pushtetit në Kosovës duke aluduar në atë që vizat nuk po liberalizohen për shkak të Qeverisë.
“Marrëdhëniet me Europën kurrë nuk kanë qenë më kritike. Europa nuk ka problem me popullin e Kosovës sepse për popullin e Kosovës NATO e bombardoi Serbinë, Europa ka problem me Qeverinë”, tha Konjufca.
Poashtu Konjufca kritikoi edhe Bashkimin Europian(BE) sipas tij janë paradoksiale deklaratat e BE-së.
“BE është fajtore poashtu kur thotë se janë plotësuar gjitha kushtet derisa në anën tjetër nuk i jep vizat”.
Opozita po kritikon Qeverinë e Kosovës për mosliberalizimin e vizave pasiqë Kosova nuk do të jetë në agjenden e BE-së për përfundimin e këtij procesi. /Ballkani.info/