Ish-ministri i Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit të dialogut me Serbinë.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje kur do që të vjen në Qeveri nuk do të merr përgjegjësit e kësaj marrëveshje, transmeton Ballkani.info.
Ai po ashtu tha se kjo marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën, saqë është edhe anti-kushtetuese.
Konjufca përmendi faktin e tregut të lirë dhe vitin 2016, kur i gjithë spektri politikë ishte kundër kësaj çështje./Ballkani.info







