Konjufca e kishte paralajmëruar në mars tërheqjen e konsulles Teuta Sahatqija

Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca e kishte paralajmëruar tërheqjen e konsulles së përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, më 11 mars në një mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme.

Në fjalën që kishte marrë ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, kishte pyet se “çfarë bën zonja Sahatqija në Nju Jork”, ndërsa Konjufca atëkohë i kishte thënë se do të kthehej.

“Më 6 prill do të kthehet, më 6 prill 2016 e ka marrë detyrën”, ishte përgjigjja e Konjufcës.

Në këtë diskutim ishin përfshirë edhe deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, pasi Hoxhaj kishte thënë se nuk janë tërhequr ambasadorët ose konsujt e afërt me LDK-në, por Konjufca ishte përgjigjur se shkojnë me afat.

Ndryshe, ministri Konjufca i është drejtuar edhe zyrtarisht presidentit Thaçi për tërheqjen e konsulles Teuta Sahatqija.