Konjufca e kap sërish “fshisën”, shkarkon Teuta Sahatqiun, djalin e Vlora Dumoshit dhe familjaren e Agim Çekut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar Teuta Sahatqiun, nga pozita e konsules në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të Gazetës kanë bërë të ditur se Konjufca ka shkarkuar edhe Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington.

Gjithashtu, sipas burimeve të Gazetës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës në ShBA, kanë bërë të ditur se Konjufca ka shkarkuar edhe një familjare të ish-kryeministrit, Agim Çeku.

Teuta Sahatqiu, ishte emëruar konsulle në Ambasadën kosovare në ShBA, para pesë viteve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Deri në atë kohë Sahatqiu, kishte mbajtur pozitën e nënkryetares së LDK-së dhe atë të deputetes së Kuvendit.

Teuta Sahatqiu

Në anën tjetër, edhe Rron Kryeziu, djali i ministres Dumoshi, mbante pozitën e konsulit në ambasadën e Kosovës në ShBA.

Rron Kryeziu & Vlora Dumoshi

Ky nuk është vendimi i vetëm i Konjufcës, për ambasadën e Kosovës në Amerikë.

Muaj më parë ai kishte marrë vendim për shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku, por që kjo kishte marrë pëlqimin e presidentit Thaçi dhe pa miratim të presidentit, shkarkimi i ambasadorëve nuk mund të bëhet.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, i pati dalur në ndihmë Vlora Çitakut, pas kërkesës nga Konjufca për shkarkimin e saj.