Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka takuar në zyrën e tij aktorin Agan Asllani, pas një imitimi fantastik që ky i fundit i ka bërë në serialin ‘Logjikonomia’.

Ata kanë realizuar edhe një video së bashku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Agan Asllani njihet si aktor në ‘Çka ka shpija’ dhe shumë projekte të tjera. Së fundi ai është duke marrë pjesë në projektin ‘Logjikonomia’, ku në episodin 3 e ka imituar kryekuvendarin Konjufca. 

@ballkani.info “Liberalizimi i vizave”. Aktori e imitoi, Konjufca e merr në zyre dhe bëjnë një video bashkë #glaukkonjufca #kosovo #aktori #videoviral #tiktok #bigbrother #prishtina #vizat #viral ♬ original sound – Ballkani.info