Kryeparlamentari Galuk Konjufca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
Së bashku me Konjufcën, homazhe bënë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Më poshtë gjeni disa fotografi të cilat i sjellë Ballkani.info nga vendi i ngjarjes:


Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.






